Site icon Telegrafi

Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“ShSKUK ju konfirmon se u.d. drejtoresha e Klinikës Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Dr. Lindita Ajazaj-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19. /Telegrafi/

 

Exit mobile version