Site icon Telegrafi

I jep 10 euro ryshfet një zyrtari policor në këmbim për të kaluar kufirin në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Një person (shtetas i Shqipërisë) është arrestuar pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Tutje bëhet e ditur se derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorëzimit tek autoritetet zyrtare, i dyshuari i ka ofruar një shumë prej 10 euro në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Dhënie e Rushfetit”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorëzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version