Jennifer Lopez u shfaq në inaugurim pas Lady Gagas, e cila përpoës zërit fantastik u komentua shumë për veshjen e saj.
JLo interpretoi “This Land Is Your Land” dhe “America the Beautiful” e veshur me një pallto të gjatë të bardhë me pulla ari, një këmishë elegante dhe pantallona me këmbë të gjera.
Ajo e kombinoi veshjen me vathë dhe byzylyk me perla, flokët i kishte të lidhura në një bisht të lartë për rastin.
E gjithë veshja e saj vezulluese mbante emrin e markës Chanel.
Në mes të performancës së saj ajo foli gjithashtu në Spanjisht dhe tha: “Një komb nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”. /Telegrafi/