Jennifer Lopez ka marr një surprizë të ëmbël nga Ben Affleck përpara festës së Shën Valentinit.
Aktorja e “Marry Me” zbuloi në një buletin të fundjavës se i dashuri i saj kishte krijuar një video muzikore të personalizuar për këngën e saj “On My Way” nga filmi i saj i ri “si një dhuratë e hershme e Ditës së Shën Valentinit” për të.
Në videon gati 4-minutëshe, u përfshin pamje të ndryshme të Affleck, 49, dhe Lopez, 52, nga marrëdhënia e tyre e parë midis 2002 dhe 2004 janë thurur në videoklipin origjinal të Lopez për “On My Way”, i cili u shfaq premierë në dhjetor.
“Duke e parë atë më bëri të mendoj për udhëtimin e dashurisë së vërtetë, kthesat e saj të papritura dhe se kur është e vërtetë, në fakt mund të zgjasë përgjithmonë, kjo ma shkriu seriozisht zemrën”, shpjegoi Lopez në buletinin e saj On The JLo.
Aktorja dhe këngëtarja u tha gjithashtu fansave se videoja është shumë e veçantë dhe personale dhe se ajo e ka ndarë vetëm me “rrethin e saj të afërt”.
Lopez dhe Affleck u fejuan në nëntor 2002 pak pasi filluan të takoheshin, por përfundimisht i dhanë fund lidhjes së tyre në janar 2004. Dyshja u rilidhën në pranverën e vitit 2021, shkruan People.
Në fillim të këtij muaji, Lopez la të kuptohet për planet e çiftit për ditën e Shën Valentinit, që ajo tha se përfshin shkuarjen në Super Boël LVI në SoFi Stadium në Ingleëood, të Kalifornisë, të dielën, një ditë para festës.
“Unë mendoj se ne mund të shkojmë në lojë”, tha ajo gjatë një paraqitjeje në Live me Kelly dhe Ryan.
Ajo nuk u fut në shumë detaje, megjithëse tha se ajo dhe Affleck “kanë plane” së bashku atë natë.
“Por, e dini, nuk do ta ndaj me ju tani!”tha Lopezpërpara se të zbulonte se kishte planifikuar një surprizë për partnerin e saj.
“Unë mendoj se do ta befasojmë njëri-tjetrin me diçka, sigurisht”, vazhdoi Lopez, duke shtuar se ajo dhe Affleck janë shumë romantikë me njëri-tjetrin. /Telegrafi/