Kur bëhet fjalë për balluket ka pothuajse gjithmonë një lloj që i përshtatet çdo forme të fytyrës.
Qoftë formë zemre, katrori apo ajo e rrumbullakët, do të gjeni stilin e ballukeve që ju përshtatet në mënyrë perfekte.
“Pothuajse të gjithëve i përshtatet një lloj ballukesh, gjithçka ka të bëjë me atë se ku përfundon stili”, thotë stilistja Zoe Irwin.
“Pavarësisht nëse është një formë e gjatë që thekson kockat e faqeve ose heqjen e vetullave, gjëja më e rëndësishme është të punosh për t’iu përshtatur formës së fytyrës dhe vijës së nofullës”.
Trendit të ballukeve së fundmi iu bashkua edhe Jennifer Lopez e cila gjatë muajve të fundit po luan shumë me stilin e flokëve të saj, gjithmonë në bashkëpunim me stilistin e saj Chris Appleton.
Zgjidhja e stilit kësaj here ishte inspiruar nga vitet e ’70 në ngjyrën që këngëtares i përshtatet më së miri, bionde e artë. /Telegrafi/