Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez tregon për jetën e saj të zjarrtë seksuale me Ben Affleckun në këngën e saj të re “Can’t Get Enough”

Foto: Getty Images

Jennifer Lopez dëshiron që të gjithë ta dinë se ka një jetë të shëndetshme seksuale.

Këngëtarja e famshme po publikon këngën e saj të re “Can’t Get Enough”, me tekste të zhurmshme që do ta bëjnë kokën e bashkëshortit të saj Ben Affleck të eksitohet edhe më shumë.

Kënga e fundit provokuese e J-Lo është e para nga albumi i saj i ri, me titull “This is Me Now”, shkruan The Sun.

Foto: Getty Images

Në këngën “Can’t Get Enough”, Jennifer këndon vargjet: “A është kjo jetë e vërtetë? Shumë e mirë për të qenë e vërtetë; Më merr gjithë natën; Unë mund ta ndjej pasionin në sytë e tu; Unë jam ende në dashuri me ty”.

Vargjet sensuale vazhdojnë: “Më jep atë prekje, ngacmim, aq të mirë sa nuk mund ta besoj; S’duatë të ndaj me askënd tjetër; Ti je gjithmonë ai që kisha nevojë; Mos mbaj sekret, por do të të lë të më mbash për vete; Është mënyra se si më do; Mënyra se si më prek; Është mënyra se si më shikon; Nuk mund të ngopem me ty djalë”.

Dhe nuk është e vetmja këngë në album që do t’i japë Benit një lavdërim.

Foto: Getty Images

Albumi është dedikim i Jennifer Lopezin për aktorin e filmit “Batman” pasi u martuan fshehurazi në Las Vegas më 17 korrik 2022, dy dekada pasi u fejuan për herë të parë.

Ky album do të dalë në treg më 16 shkurt dhe në të njëjtën ditë Jen do të publikojë “This Is Me Now: A Love Story” në Prime Video, e cila cilësohet si një “riimagjinim vizual” i jetës së saj të dashurisë, duke përfshirë romancat e saj me këngëtarin dhe aktorin Marc Anthony , babai i binjakëve të saj 15-vjeçarë, si dhe lidhja e saj me lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez.

“Është projekti më i frikshëm që kam bërë ndonjëherë”, tha Jennifer.

“Është një film i vërtetë, është një udhëtim i vërtetë, është një histori e vërtetë. Është gjëja më zbuluese që kam bërë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version