Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez tregon gjoksin e saj në rroba banje, në rezidencën milionëdollarëshe në Los Angeles

Jennifer Lopez duket ende po aq e tonifikuar edhe pasi ka mbushur 55 vjet këtë javë.

Ajo ndau një video të re në faqen e saj në Instagram të premten në mëngjes, ku kishte veshur rroba banje njëpjesëshe, duke ia shfaqur mirë format e saj.

Diva po rrinte pranë një pishine gjatë, në oborrin e shtëpisë së rezidencës në Bel Air, Kaliforni, të cilën ajo dhe bashkëshorti i tyre Ben Affleck po përpiqen ta shesin për 68 milionë dollarë (62 milionë euro), shkruan DailyMail.

Këngëtarja e “Jenny From The Block” kishte ende unazën e saj të martesës nga Affleck, dhe thonjtë e saj të gjatë ishin lyer me një ngjyrë të gjelbër të zbehtë.

Pranë saj ishte një gotë me përzierjen e saj të pijes Delola me aromën e portokallit, ndërsa ajo luante këngën e saj të vjetër hit “Waiting For Tonight” me një remix nga Fisher. /Telegrafi/

Exit mobile version