Jennifer Lopez shkëlqeu me barkun zbuluar, e veshur me një bluzë të bardhë shumë të shkurtër teksa realizoi një video të re të bërë brenda banjës së saj.
Ylli i Hustlers, 52 vjeç, ishte duke folur për atë që i bën lëkurës së saj pas një stërvitjeje intensive gjatë një klipi të postuar në llogarinë e saj në Instagram JLo Beauty të mërkurën, shkruan DailyMail.
Dhe nëna e dy fëmijëve tha gjithashtu se ajo kurrë nuk del nga shtëpia pa grim dhe gjithashtu kujdeset që të shkoi me “veshje të lezetshme” në palestër për të motivuar veten. Ajo filloi klipin duke folur për rutinën e saj të pastrimit.
“Pasi stërvitem dhe jam pak e djersitur, marr pastruesin tim, është bërë për të hequr të gjithë përbërjen, papastërtitë dhe vajrat”, tha ajo ndërsa lante fytyrën. Ylli i World Of Dance më pas pranoi se vendos grim çdo ditë.
“Unë nuk mund të dal nga shtëpia pa shkëlqim buzësh dhe bojë për vetulla, dhe sinqerisht e kam vënë përforcuesin edhe në faqet e mia, po e kam vënë atë, dua të dukem mirë kur shikohem në pasqyrë”, shtoi artistja.
Pastaj ylli i muzikës shpjegoi pse i jep rëndësi të madhe dukjes kur shkon në palestër.
“Unë duhet të motivoj veten, unë vesh një veshje të lezetshme gjithmonë!”, tha ylli i “Maid In Manhattan”.
Ndërkohë, JLo është e lumtur me rikthimin me aktorin Ben Affleck, sipas “People”, dyshja ishin si dy fëmijë të dashuruar gjatë eventit Met Gala që u mbajt të hënën në New York.
Kohët e fundit u pretendua se çifti po planifikojnë të shkojnë përkohësisht në Teksas së bashku pasi Ben do të filmojë trailerin e tij të ri “Hypnotic” në Austin dhe ata tani nuk duan të jenë të ndarë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/