Jennifer Lopez dukej bukur dhe elegant të martën, teksa e kaloi ditën me vajzën Emme në Kaliforni.
E veshur me një fustan treçerekësh me lule të kombinuara me një palë taka ngjyrë bezhë, ikona e kulturës pop, shkëlqeu ndërsa ecte në rrugë me Emme 14-vjeçare, e cila kishte humbur në kufjet e saj.
J.Lo rregulloi flokët në një kapje të thjeshtë dhe i mbrojti sytë me një palë syze dielli të mrekullueshme të rrumbullakëta.
Ylli shtoi një element të mëtejshëm gjallërie teksa merrte me vete një çantë të verdhë me mbajtëse ngjyrë ari.
Ndërkohë Emme e cila ishte veshur bukur me xhinse, atlete dhe një bluzë të thjeshtë, qëndroi në telefonin e saj gjatë daljes. /Telegrafi/