Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez shkëlqen me paraqitjen në dasmë me fustanin Ralph Lauren

Jennifer Lopezit i pëlqente aq shumë të martohej me Ben Affleck, saqë e bëri dy herë.

Aktorët e “Gigli” organizuan një ceremoni luksoze në shtëpinë e aktorit në Georgia më 20 gusht me miqtë dhe familjen e tyre, një muaj pas ceremonisë në Las Vegas.

Nusja zgjodhi një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra, të ngushtë e të lëshuar, me një pjesë të pasme që ishte shumë e gjatë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)

Dhe, për të shtuar më shumë, ajo kishte një vello të madhe, të cilën të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe të Affleck, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel, 10, – ndihmuan në vazhdimin e dyshes në pjesën ku po mbahej ceremonia.

Lexo po ashtu Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck - pamje nga ceremonia e tyre madhështore në Georgia

Page Six raportoi më parë se Lopez pritej të vishte një fustan të personalizuar Ralph Lauren përpara ditës së madhe.

Nëse me të vërtetë ajo shkoi me stilistin amerikan, zgjedhja e stilistit të J. Lo është e përshtatshme pasi ajo veshi Ralph Lauren në Met Gala 2021, menjëherë pasi filloi lidhjen me Ben.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)

Të ftuarit e listës A si Matt Damon, Jimmy Kimmel dhe Jay Shetty ishin veshur të gjithë në të bardha për t’u përshtatur me dekorimet luksoze dhe ambientin.

Gjithashtu në festë nuk munguan fishekzjarrët dhe muzika live e përzgjedhur nga çifti.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)

Dhëndri, po ashtu, kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Kjo nuk është pamja e parë e Lopezit si zonja Affleck; ajo tashmë ka veshur dy fustane për t’u martuar ligjërisht me aktorin e “Argo”: një fustan të thjeshtë i bardhë Alexander McQueen, të cilin ylli tha se e ‘ruajti për kaq shumë vite’ si dhe një fustan më tradicional, por më të bukur me dantella Zuhair Murad. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)
Exit mobile version