Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez shihet rrugëve të New York-ut me një stil të veçantë vjeshte, para performancës në “Global Citizen Live”

Jennifer Lopez është në qytetin e saj të lindjes, New York.

52 vjeçarja, dukej gati për vjeshtë teksa shëtiste nëpër qytetin amerikan me një pallto ngjyrë kafe.

Artistja me famë botërore do të performojë në Global Citizen Live, sot (e shtunë), shkruan DailyMail.

Foto: Jennifer Lopez/SplashNews

Duke shtuar pamjen e saj sezonale, ylli i muzikës u pa me çizme Timberland dhe pantallona të zinj. Ajo kompletoi pamjen vjeshtore me një pellushe që kishte dy xhepa të mëdhenj të përparmë me zbukurime me printime kafshësh, të cilat përputheshin me zbukurimin në jakën e trashë.

Foto: Jennifer Lopez/SplashNews

Nëna e binjakëve i mbronte sytë me një palë syze dielli të mëdha që kishin lente me ngjyrë të zezë të ombre dhe një palë vathë të mëdhenj.

Lopez u pa duke dalë nga një makinë luksoze e zezë para se të hynte në një studio provash.

Foto: Jennifer Lopez/SplashNews

Ylli i lindur në Bronx u pa duke kaluar kohë cilësore edhe me fëmijët e saj, Emme dhe Maximilian, në The Grove në Los Angeles të enjten.

Këngëtarja dhe aktorja është nënë e dy fëmijëve nga martesa me Marc Anthony, dhe ajo aktualisht ka takuar familjen e saj me atë të partnerit aktual, Ben Affleck. /Telegrafi/

Foto: Jennifer Lopez/SplashNews
Foto: Jennifer Lopez/SplashNews
Exit mobile version