Telegrafi

Jennifer Lopez shihet duke mbajtur për dore Matt Damon, mes divorcit të Ben Affleck, në Festivalin e Filmit

Jennifer Lopez dhe Matt Damon u panë duke pasur një bisedë intime në një festë për filmin e saj “Unstoppable” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Këngëtarja e “Jenny From the Block”, 55 vjeç, dhe ylli i “Bourne Identity”, 53 vjeç, kishin kokën afër dhe shprehje serioze në fytyrat e tyre, ndërsa ishin ulur në një cep të festës ku mund të kishin pak privatësi.

Aktorja e “Hustlers” veshi një fustan ‘hakmarrjeje’ dhe mbante për dore Matt-in në një moment, ndërsa ai uli kokën si në lutje, shkruan DailyMail.

Matt dhe ish-bashkëshorti i Jennifer-it, Ben Affleck , kanë qenë miq për më shumë se 40 vjet.

Ata hynë në skenë në vitin 1997, duke fituar çmimin “Oscar” për skenarin më të mirë origjinal për “Good Will Hunting”.

Affleck është një producent në “Unstoppable”, një dramë sportive për Anthony Robles, i cili ka lindur me një këmbë dhe vazhdon të bëhet një mundës kampion në kolegj, duke konkurruar kundër shkollës që e refuzoi atë.

Jennifer luan një rol dytësor në film.

Affleck vendosi të qëndrojë në shtëpi në vend që të rrezikojë një përplasje shumë publike me ish-in e tij në tapetin e kuq në Toronto. /Telegrafi/