Jennifer Lopez zbuloi se ka adoptuar një kafshë të re pikërisht në kohën e festave.
Këngëtarja u shfaq në rrjetet sociale gjatë fundjavës për të prezantuar fansat me anëtarin më të ri të familjes së saj, një kotele të quajtur Hendrix.
“Ju prezantoj… #Hendrix!!!”, shkroi Lopez, 52 vjeç, teksa postoi në Twitter të shtunën, shoqëruar nga një video e maces në dhomën e ndenjes, ndërsa në sfond luhej “Rocking Around the Christmas Tree”.
Introducing … #Hendrix!!!! 🐈⬛ 🎄 pic.twitter.com/EqPTNFmPaV
— jlo (@JLo) December 11, 2021
Video gjithashtu u dha ndjekësve të Lopez një paraqitje të shkurtër të dekorimeve të saj luksoze të festave, duke përfshirë një pemë krishtlindjeje që shkëlqente.
Festa e ardhshme do të shënojë Krishtlindjet e para të Lopez së bashku me Ben Affleck. Çifti u pajtuan përsëri në prill pasi anuluan fejesën e tyre në vitin 2004.
Disa ditë më parë Affleck, 49 vjeç, e përshkroi romancën e tyre të rindezur si “të bukur” në një intervistë me The Wall Street Journal.
“Mund të them se është padyshim e bukur për mua”, tha ai “Dhe, ju e dini, një nga gjërat që unë vërtet vlerësoj në të gjitha aspektet e jetës sime tani është se ajo u trajtua në një mënyrë që e pasqyronte atë”. /Telegrafi/