Telegrafi

Jennifer Lopez: Nuk jam bashkuar me Casper Smart

Vazhdon ende të flitet për një rikthim të mundshëm mes këngëtares Jennifer Lopez me Casper Smart, por vetë 45 vjeçarja ka theksuar se nuk është aspak e vërtetë.

Jennifer Lopez dhe balerini Smart kanë qenë në një lidhje së bashku për tri vite.

Kohët e fundit ata janë parë duke dalë nga festa e “Kids Choice Awards”, si dhe duke drekuar së bashku, ndaj të gjithë flasin për një rikthim të mundshëm mes tyre.

Por, vet këngëtarja në intervistën më të fundit ka thënë se përkundër puthjes ajo nuk është bashkuar ende me të. /Telegrafi/