Edhe pse dominon skenën me veshjet ekstravagante, në jetën private Jennifer Lopez zgjedh veshjet klasike
Jemi mësuar ta shohim në editime atraktive të modës që ndjekin profesionin e saj dhe titullin “mbretëresha e showbizit”.
Mirëpo, edhe pse është adhuruese e tualeteve luksoze dhe takave marramendëse, kjo ikonë e estradës sërish kthehet në klasike dhe elegancë në jetën e saj private, transmeton Telegrafi.
Foto-objektivët e paparacëve të Los Angeles-it e kapën atë në një kombinim që frymon një notë vjeshte – një jakë bezhë, pantallona ngjyrë kremi me prerje të gjerë dhe aksesorë, një çantë dhe syze, në një nuancë të ngjashme.
Pa dyshim, kjo femër është si një kameleon mode, veshjen e saj e përshtat sipas rastit dhe rrallëherë “gabon”.
Dhe, sa ju pëlqen? Na shkruani në komente.
/Telegrafi/