Jennifer Lopez ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck, dhe fëmijët e tij gjatë zjarreve masive që kanë goditur Los Angeles.
Burime thonë se ajo ka qenë shumë e shqetësuar pasi mësoi që Affleck dhe familja e tij ndodheshin nën urdhrat e evakuimit.
Aktorja 55-vjeçare reagoi menjëherë dhe ofroi mbështetje për çdo nevojë që ata mund të kishin, shkruan DailyMail.
Për fat të mirë, shtëpia e Benit mbijetoi nga flakët që kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonën e Bregut të Paqësorit.
Pas evakuimit, Affleck u pa duke u nisur për siguri në shtëpinë e ish-gruas së tij, Jennifer Garner.
Megjithatë, zjarret ende kërcënojnë disa zona të tjera, duke përfshirë kodrat e Hollywood-it dhe Altadena.
Për të qetësuar situatën, Affleck ka qenë i sigurt se ai dhe fëmijët janë mirë, ndërkohë që Jennifer Lopez i ka ofruar mbështetje dhe ka treguar se është atje për ata. /Telegrafi/