Telegrafi

Jennifer Lopez ndan një selfie mahnitëse të vetes pa makijazh, derisa po shijon pushimet me familjen

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 51-të, vetëm disa ditë më parë me urime të ngrohta nga miqtë, familja dhe fansat e saj.

Por, kandidatja dy herë e ‘Grammy’ duket se ka zbuluar burimin e rinisë së saj gjatë karantinës.

Ajo tregoi bukurinë natyrale ditën e shtunë duke ndarë në Instagram një selfie mahnitëse pa grim, pasi dërgoi përshëndetje për këtë ditë si dhe uroi 127 milionë ndjekësit e saj.

Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

51-vjeçarja u shfaq me flokë të trazuara e me mantel të bardhë në të cilin shkruante ‘JLO’, teksa krah fotografisë shtoi “Mirëmëngjes të gjithë”.

I fejuari Alex Rodriguez, 45 vjeçar, më vonë ndau një foto familjare të ëmbël me Lopez dhe fëmijët: Emme Maribel dhe Maximilian David, të dy 12 vjeçarë.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez duket fenomenale në moshën 51 vjeçare, cilat janë sekretet e saj të bukurisë?

Ata kanë kaluar shumë kohë cilësore së bashku gjatë karantinës, me vajzat e tij Natasha Alexander, 15 vjeçe dhe Ella Alexander, 12 vjeçe.

Alex Rodriguez me familjen e tij (Foto: Instagram)

Çifti dhe fëmijët e tyre së fundmi janë parë në pushime në Hamptons, duke shijuar një kohë nga shtëpia e tyre në Miami.

Kjo vjen pasi dyshja kanë vënë në shitje shtëpinë në Malibu, të cilën e blenë 6.6 milionë dollarë nga Jeremy Piven shkurtin e kaluar. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj (Foto: Instagram)