Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 51-të, vetëm disa ditë më parë me urime të ngrohta nga miqtë, familja dhe fansat e saj.
Por, kandidatja dy herë e ‘Grammy’ duket se ka zbuluar burimin e rinisë së saj gjatë karantinës.
Ajo tregoi bukurinë natyrale ditën e shtunë duke ndarë në Instagram një selfie mahnitëse pa grim, pasi dërgoi përshëndetje për këtë ditë si dhe uroi 127 milionë ndjekësit e saj.
51-vjeçarja u shfaq me flokë të trazuara e me mantel të bardhë në të cilin shkruante ‘JLO’, teksa krah fotografisë shtoi “Mirëmëngjes të gjithë”.
I fejuari Alex Rodriguez, 45 vjeçar, më vonë ndau një foto familjare të ëmbël me Lopez dhe fëmijët: Emme Maribel dhe Maximilian David, të dy 12 vjeçarë.
Ata kanë kaluar shumë kohë cilësore së bashku gjatë karantinës, me vajzat e tij Natasha Alexander, 15 vjeçe dhe Ella Alexander, 12 vjeçe.
Çifti dhe fëmijët e tyre së fundmi janë parë në pushime në Hamptons, duke shijuar një kohë nga shtëpia e tyre në Miami.
Kjo vjen pasi dyshja kanë vënë në shitje shtëpinë në Malibu, të cilën e blenë 6.6 milionë dollarë nga Jeremy Piven shkurtin e kaluar. /Telegrafi/