Site icon Telegrafi

Lopez sërish ndahet nga i dashuri (Foto)

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj 29 vjeçar, Casper Smart.

Sipas burimeve të Daily Mail, marrëdhënia e çiftit ishte konsumuar, duke arritur kështu drejt një fundi natyral. Vetë 41-vjeçarja ka deklaruar se i dashuri i saj preferonte të dilte me shokët në vend që ta shoqëronte atë nëpër eventet e saj.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez ndan sekretet e bukurisë dhe vetëbesimit të saj

Mediat raportojnë se të shtunën e kaluar, Jennifer ka qenë e ftuar në një mbrëmje bamirësie në “Hamptons” bashkë me të dashurin, por ai e kishte refuzuar dhe kjo është arsyeja që çoi gjithçka drejt shkatërrimit.

Lopez deklaroi se ajo mbrëmje ishte shumë e rëndësishme për të, pasi përfitimet do të shkonin për qëllime humanitare dhe mosparaqitja e të dashurit të saj në atë event tregon anë më të errët të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version