Jennifer Lopez bëri që të gjithë sytë të kthehshin nga ajo, teksa u shfaq me një fustan me prerje të shumta, i siguruar me vetëm tri harqe të zeza, në premierën e filmit të saj dhe të ish-bashkëshortit të saj, Ben Affleck, “Unstoppable”.
Teksa mbërriti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2024 në ‘Roy Thomson Hall’ të premten mbrëma, superylli, 55 vjeçe, nuk kishte të brendshme në pamjen e saj tepër seksi mes divorcit të saj në vazhdim.
Ajo kombinoi fustanin e saj prej argjendi, të inspiruar nga një shandan i diskos, i dizajnuar nga Tamara Ralph, me një palë taka dhe bizhuteri nga “Hassanzadeh”, shkruan DailyMail.
Aktorja e “Hustlers” mbante flokët e saj të gjatë dhe të valëzuar, të cilat i binin në shpinë.
Ish-burri i saj me të cilin është në proces divorci, është producent i këtij filmi, në të cilin Lopez luan së bashku me Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.
Në film, Lopez luajti rolin e nënës së kampionit të mundjes Anthony Robles, Judy Robles.
Pamja e saj vjen vetëm dy javë e gjysmë pasi ajo bëri kërkesë për divorc në përvjetorin e dytë të martesës me Affleck.
Pavarësisht përfundimit të martesës së saj të katërt, një burim i tha DailyMail se interpretuesja e hitit “Let’s Get Loud” ishte e lumtur të shkonte në Festivalin e Filmit në Toronto për të promovuar këtë film sepse “Unstoppable” ka shumë rëndësi për të dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë.
Në premierën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Robles tha se ishte e vështirë të hapte dhimbjen që përjetoi në jetën reale për të kthyer historinë e tij në një film.
“Do të thosha që pjesa më e vështirë ishte vetëm të tregoj gjërat e papërshtatshme”, tha ai.
“Por ndieva se për të treguar historinë time në mënyrë korrekte dhe për të ndikuar vërtet te më shumë njerëz, ata duhej të dinin dhimbjen time. Duhej të dinin plagët që kam kaluar dhe çfarë kam përballuar”.
Në fund, Robles ndau një mesazh frymëzues dhe theksoi se “pavarësisht se çfarë po përballeni, ju mund ta kapërceni atë. Ju mund të jeni të pandalshëm”.
Filmi i cili bazohet në historinë e jetës së tij fuqizuese, është regjistruar nga Affleck — i cili nuk ishte i pranishëm në premierë — dhe miku i tij i ngushtë Matt Damon.
Filmi do të shfaqet në seksionin ‘Special Presentations’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ndjekur nga një publikim i kufizuar në kinema në dhjetor 2024, nga Amazon MGM Studios.
Jennifer Lopez bëri histori në tapetin e kuq me pamjen e saj që sfidon normat konvencionale të modës, duke u siguruar që të jetë në qendër të vëmendjes ndërsa vendosi të mos veshë rroba të brendshme dhe të ekspozojë linjat e saj trupore. /Telegrafi/