Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez mbush 51 vjeç, i dekorojnë shtëpinë balona

Jennifer Lopez (Foto: Instagram/jlo)

Ikona e showbizit ndërkombëtar, Jennifer Lopez, gjatë ditës së sotme (e shtunë), feston ditëlindjen e 51-të.

Për këtë ditë të veçantë, bukuroshja brune ka vendosur që të festojë, pasi edhe shtëpia e saj është parë e mbushur me dekorime, shkruan Daily Mail.

Jashtë shtëpisë së saj janë shfaqur disa importues të balonave, të cilët shiheshin se destinacion kanë vendin e këngëtares.

Ndërkaq, ajo përmes një postimi në rrjetin social, ka falënderuar të gjithë fansat e saj për urimet që i janë bërë.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez duket fenomenale në moshën 51 vjeçare, cilat janë sekretet e saj të bukurisë?

“Falënderimit për të gjitha urimet e bukura. Derisa i shikoja dhe lexoja të gjitha nga to, nuk mund të ndihmojë, por vitin e kaluar kalova ditëlindjen me disa nga ju, por ky vit është më ndryshe”.

“Por, çka është me rëndësi, ndjenja e njëjtë që kam për të gjithë ju, shpresoj që edhe ju ndjeni njëjtë”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, fansat e ‘Jenny from the Block’ nuk kanë ndaluar së dërguara mesazhe të ëmbla për ditën e saj të veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version