Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez: Ishte zhgënjyese që nuk u nominova për Oscar

Jennifer Lopez dhe Oprah Winfrey (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Pas raportimeve dhe promovime disamuajshe të lidhura me filmin “Hustlers”, Jennifer Lopez ka deklaruar se ndihet paksa e zhgënjyer që nuk është nominuar për çmimin Oscar.

Aktorja 50 vjeçare mori komplimente të shumta për interpretimin e saj, ndërsa gjatë bisedës me Oprah Winfrey në emisionin e saj, e shprehu pakënaqësinë me atë që ka ndodhur.

“Kam marrë shumë lëvdata për rolin në atë film. Në fakt, shumë më tepër sesa në të kaluarën”, ka thënë J.Lo, transmeton People.

(Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

“Pastaj i lexoja tekstet dhe mendoja: ‘O Zot, a mund të ndodhë kjo vërtet? A është gjë e mundshme”.

Lexo po ashtu Ben Affleck e vlerëson rolin e ish - të dashurës së tij, Jennifer Lopez në “Hustlers”, thotë se e meritonte një çmim në “Oscars 2020”

“Dhe pastaj asgjë nuk ndodhi. Prandaj, po, ishte paksa zhgënjyese”, ka deklaruar më tej aktorja. /Telegrafi/

Exit mobile version