Jennifer Lopez së fundmi ka performuar në një duet me “partnerin e saj të preferuar për duet” që doli të ishte vajza e saj 14-vjeçare Emma.
Aktorja dhe këngëtarja performoi të enjten në stadiumin Dodgers në Los Angeles, ku thirri në skenë një të ftuar special për publikun duke iu referuar me përemrin “ata/atyre”.
“Herën e fundit që kemi performuar së bashku në një stadium kaq të madh dhe që atëherë i kam kërkuar të këndojnë me mua gjatë gjithë kohës, por ata nuk do ta bëjnë. Kështu që ky është një rast shumë i veçantë. Ata janë shumë, shumë të zënë. Të rezervuar. Dhe të shtrenjtë”, ka thënë këngëtarja me shaka.
“Më kushtojnë kur dalin, por vlejnë çdo qindarkë sepse janë partnerja ime e preferuar në duetin e të gjitha kohërave”, ka shtuar J/Lo tutje duke ftuar në skenë vajzën e saj.
Emme u shfaq me një veshje rozë të ndezur, e përbërë nga një këmishë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra, të cilat i kombinoi me çorape të të njëjtës ngjyrë dhe çizme të zeza, ndërsa mbante një kapelë në kokë.
Në evenimentin e karakterit humanitar, nënë e bijë performuan këngën “A Thousand Years”, kurse me atë rast, vajza mbante një mikrofon në ngjyrat e ylberit.
14-vjeçarja Emme dhe vëllai i saj binjak, Max, janë fëmijët që këngëtarja i ka nga lidhja me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka ende një marrëdhënie të mirë. /Telegrafi/
Last night … @Dodgers #LADFGala
📸 @notchrisvilla pic.twitter.com/r9RpLZaFMD— jlo (@JLo) June 18, 2022