Telegrafi

Jennifer Lopez duket magjepsëse me një fustan të prerë, teksa mbështet bashkëshortin Ben Affleck në eventin e bamirësisë

Jennifer Lopez bëri një shfaqje magjepsëse ndërsa mbështeti bashkëshortin, Ben Affleck, në “Eastern Congo Initiative Poker and Blackjack Tournament 2023” në Palazzo në Las Vegas të premten.

Krijuesja i hitit “On The Floor”, 54 vjeçe, e cila së fundmi u pa me aktorin dhe djalin e tij Samuel në një Rolls-Royce 450 mijë dollarëshe (412 mijë euro), qëndroi pranë fituesit të Oskarit, 51 vjeç, ndërsa u bashkuan me të famshëm të tjerë në tapetin e kuq.

Bukuroshja mahniti e veshur me një fustan të zi “David Koma” që shfaqi linjat e saj, e që përmbante një prerje të qartë në pjesën e përparme, shkruan DailyMail.

Detaje argjendi, u vendosën në fustanin e saj të veçantë, për një dukje fantastike.

Ajo vendosi një palë taka të hapura dhe të zeza me rripa për të përkuar me skemën e ngjyrave të dukjes së saj për eventin bamirës.

Flokët e saj ishin të ndara në mes dhe pa mundim rrodhën poshtë shpatullave të saj në valë elegante.

Jennifer e ka aksesuar fustanin e saj me një palë vathë argjendi të ndezur që shkëlqenin nën dritat e ndezura.

Aktorja e “Hustlers” mbante lehtësisht një çantë të zezë dhe vezulluese në dorë për të mbajtur disa sende që i duheshin gjatë mbrëmjes speciale. /Telegrafi/