E gjithë vëmendja ishte tek ajo në natën e mbushur me yje në eventin Met Gala, teksa la pak vend për imagjinatë me veshjen plot stil.
Por, Jennifer Lopez e dëshmoi se ajo arrin të shkëlqej si brenda ashtu edhe jashtë tapetit të kuq, kur u fotografua duke arritur në studion e vallëzimit në Los Angeles të enjten, shkruan DailyMail.
52-vjeçarja tregoi linjat e tonifikuara në veshje sportive me ngjyrë të bardhë dhe një palë atlete “Nike” të bardha me nuanca shumëngjyrëshe.
Në veshjen me belin zbuluar dhe një palë sytjena ngjyrë rozë, JLo dukej në formë të mrekullueshme, aktorja e “Hustlers” mbante sendet e saj në një çantë të zezë Birkin të lëkurës së krokodilit me detaje ari.
Sa i përket grimit, Jennifer përforcoi pamjen e saj me një buzëkuq nudo. Përkundër rasteve të reja me COVID-19 në Los Angeles, ylli i “Enough” zgjodhi të shëtiste pa maskë.
Me të mbërritur në studion e vallëzimit, Lopez u përshëndet nga dy gra dhe një burrë, me njërën prej të cilave ajo e ndau një përqafim.
Pasi hynë në një bisedë, Jennifer dhe ekipi i saj u drejtuan brenda në studio për të filluar punën në projektin e ri.
Ndryshe, Lopez mori pjesë në Met Gala bashkë me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck.
Çifti u ribashkuan pas 17 vitesh në prill të këtij viti. Lidhja e tyre erdhi menjëherë pas ndarjes nga i fejuari, Alex Rodriguez.
Jennifer dhe Ben fillimisht ishin në një lidhje romantike në vitin 2002, ndërsa i dhanë fundi romancës në vitin 2004. /Telegrafi/