Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Kylie Jenner pajtohen: Ky trend i viteve ’00 është rikthyer

Në vitin 2021, të flasësh për trendet e modës pothuajse duket e çuditshme, veçanërisht pasi shumë prej nesh vazhdojnë të zgjedhin tutat, ditë për ditë.

Jennifer Lopez, mbretëresha e trendeve, ka qenë një burim i shkëlqyer i frymëzimit të veshjeve karantinë, ajo gjithashtu ka qenë duke u argëtuar me aksesorë.

Duket se këngëtarja dhe aktorja është veçanërisht e dhënë pas kapelës së saj në formë të kovës nga marka Dior, të shtypur në logo, të cilën ajo po e vesh shpesh.


Para se të performonte në prag të Vitit të Ri, Lopez postoi një foto të saj duke udhëtuar, teksa mbante kapelën në kokë.


Disa ditë më pas ajo morri kapelën me vete edhe në plazhe, kështu duke treguar se ky aksesor tashmë do të jetë pjesë e pandashme e veshjeve të saj.

Edhe Kylie Jenner është pjesë e këtij trendi, ajo tregoi kapelën e saj në formë të kovës nga marka Dior ndërsa pozonte në dëborë së bashku me vajzën e saj, Stormi. /Telegrafi/

Exit mobile version