Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Jimmy Fallon argëtohen me sfidat e vallëzimit në TikTok

(Foto: Screenshot/YouTube/The Tonight Show Starring Jimmy Fallon)

Sfidat e vallëzimit tashmë janë shndërruar në trende në rrjetet sociale, ndërsa në muajt e fundit gjithnjë e më shumë janë avancuar përmes TikTok.

Në emisionin The Tonight Show, nikoqiri Jimmy Fallon është vënë përballë aktores dhe këngëtares, Jennifer Lopez, në një sfidë nga distanca.

Dy yjet e njohura e kanë argëtuar publikun përmes vallëzimeve të ndryshme që janë pëlqyer shumë nga fansat e tyre.

Lexo po ashtu Për një figurë të mrekullueshme trupore si Jennifer Lopez nevojitet shumë mund

Testimi i aftësimeve të vallëzimit dhe përsëritja e sfidave në TikTok, ka qenë argëtuese edhe për vet ata.

J.Lo në këtë mënyrë ka treguar edhe një herë se është një valltare e shkëlqyer dhe se ka një kujtesë të shkëlqyer duke i memorizuar lëvizjet në TikTok. /Telegrafi/