Jennifer Lopez dhe Ben Affleck – të cilët u martuan në gusht të vitit 2022 – festuan Shën Valentinin e parë si çift i martuar, gjersa bënë edhe tatuazhe të njëjta.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime”, ka shkruar aktorja, 53-vjeçe krahas disa imazheve që ka ndarë në Instagram.
Në imazhin e parë, JLo tregoi tatuazhin e saj të ri me shenjën e pafundësisë, duke theksuar një shigjetë që godet në mes.
Simboli – i cili ndodhej në anën e majtë të kraharorit- shkruante ‘Jennifer’ në njërin skaj dhe ‘Ben’ në anën tjetër.
Në mënyrë të ngjashme, aktori i “Argo” bëri dy shigjeta pikërisht poshtë sqetullës së tij me një ‘J’ dhe një ‘B’.
Lopez, 53-vjeçe, hodhi një sërë fotosh të tjera nga momentet me bashkëshortin, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
E njëjta gjithashtu postoi dy fotografi të realizuara në vitet 2000.
Ylli i “Hustlers” dhe Ben kujtojmë që u martuan në vitin që lamë pas në një ceremoni madhështore në Georgia. /Telegrafi/