Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen duke debatuar, gjatë blerjeve për bizhuteri të shtrenjta në St Barts

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po presin Vitin e Ri në destinacionin e preferuar të pushimeve dhe festave në St Barts.

Por, çifti duket se ka pasur një ditë të tensionuar në parajsë të shtunën, duke u dukur të nevrikosur ndërsa bënin pazar në butikët e shtrenjtë të kryeqytetit të St Bart, Gustavia.

JLo, 54 vjeçe dhe Ben, 51 vjeç, patën një diskutim të zjarrtë teksa shikonin së bashku bizhuteritë e shtrenjta Bulgari, shkruan DailyMail.

Ndërsa Beni e ndihmoi gruan e tij të provonte një sërë pjesësh të larta, në një fazë aktori dukej i acaruar, duke hedhur duart në ajër ndërsa gruaja e tij ishte ulur pranë tij me një shprehje të tensionuar.

Çifti përfundimisht u pajtuan, dhe Jennifer që përqafoi burrin e saj për një seri fotografish përpara se dyshja të putheshin.

Jennifer provoi një gjerdan dhe një palë vathë.

JLo dukej veçanërisht e mahnitur me një gjerdan të stilit ‘choker’ nga koleksioni i bizhuterive të larta Cinemagia, duke pozuar në pasqyrë dhe duke i kërkuar Benit të bënte një sërë fotografish të saj duke e veshur atë. /Telegrafi/

Exit mobile version