Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë muajin e mjaltit në Itali.
Çifti, të cilët festuan martesën e tyre me një ceremoni në Georgia fundjavën e kaluar, u panë duke bërë pazar në Milano të enjten (25 gusht).
Lopez, 53 vjeçe, e veshur në të bardha, me një bluzë me pantallona me bel të lartë dhe kapele, ajo e kombinoi dukjen me bizhuteri ari dhe taka të larta ngjyrë bezhë.
Ndërsa, Affleck, 50 vjeç, u pa me xhinse blu dhe një këmishë me kopsa mbi një bluzë të bardhë, shkruan People.
Të dy u ndalën për të pozuar për fansat që prisnin t’i shihnin jashtë markës luksoze italiane të modës Brunello Cucinelli.
Në fillim të kësaj jave, Lopez dhe Affleck u panë duke darkuar në një hotel historik në Liqenin e Comos në Itali.
“Ata ishin të vëmendshëm vetëm me njëri-tjetrin, nuk kishin sy për asgjë tjetër. Ata dukej se e shijuan shumë mbrëmjen”, tha një burim.
Të mërkurën pasdite ata eksploruan qytetin buzë liqenit të Menaggio, sipas një burimi tjetër.
“Ata thjesht rrinin në radhë për akullore si gjithë të tjerët dhe u endën nëpër dyqane. Ata vepruan normalisht, edhe nëse kishin truproja me vete”, tha burimi.
Burimi shtoi se ata e mbajtën daljen e tyre të ulët dhe “kaluan pa u vënë re për mjaft kohë”.
Udhëtimi shënon një kthim të shpejtë në Evropë për çiftin. Ata gjithashtu vizituan muajin e kaluar pas dasmës së tyre në Las Vegas dhe shijuan një udhëtim romantik në Paris.
Pasi fluturuan nga Nevada më 21 korrik, ata u fotografuan nëpër kryeqytetin francez dhe madje u panë duke u puthur dhe përkëdhelur në një stol parku për më shumë se dy orë të nesërmen.
Lopez dhe Affleck festuan martesën e tyre fundjavën e kaluar me një festë të mbajtur në kompleksin prej 87 hektarësh të aktorit në Hampton Island Preserve.
Festimi përfshinte një darkë tradicionale të stilit familjar të frymëzuar nga jugu të premten.
Ceremonia kryesore u mbajt në lëndinën e pasme nën një kornizë të bardhë të mbushur me lule të bardha, ndërsa oborri ishte i mbuluar me mijëra qirinj.Të gjithë të pranishmit në eventin kryesor të së shtunës ishin veshur me të bardha.
E drejtuar nga Jay Shetty, ceremonia tërhoqi disa të ftuar të listës A, duke përfshirë mikun më të mirë të Affleck, Matt Damon dhe gruan Luciana Barroso. Agjenti i talenteve të Hollywoodit, Patrick Whitesell dhe gruaja e tij, modelja dhe aktorja Pia Miller, ishin gjithashtu të pranishëm. /Telegrafi/