Jennifer Lopez dhe Ben Affleck dëshmuan se janë ende në fazën e muajit të mjaltit teksa shijuan një puthje të ëmbël në premierën e filmit të ri “The Flash” në Los Angeles të hënën.
Këngëtarja 53-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar shkëmbyen puthje para fotografëve në tapetin e kuq, në eventin e mbajtur në Ovation Hollywood, shkruan DailyMail.
Ylli i filmit “The Mother” mahniti publikun teksa u paraqit e veshur me një fustan dyngjyrësh, të cilin e la të hapur përgjysmë, duke zbuluar dekoltenë e saj të gjerë.
Fituesi i çmimit “Oscar” u përshtat me gruan e tij, teksa kishte veshur një kostum klasik të zi dhe mbajti mjekrën e tij të çuditshme.
Affleck është duke ripërsëritur rolin e tij si “Batman” në filmin e ri, i cili gjithashtu paraqet yllin kontrovers Ezra Miller, i cili ka qenë duke luftuar me një sërë problemesh ligjore.
Për aksesorë, Lopez zgjodhi një palë vathë të varur dhe një numër unazash.
Ndërkohë sa i përket flokëve, ajo i kishte kapur ato në stilin bisht.
Çifti dukej se kishte një ‘shpërthim dashurie’ në tapetin e kuq, ndërsa ata vazhduan të tregonin dashuri për njëri-tjetrin gjatë gjithë mbrëmjes.
Këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud” mbështeti Benin për herë të fundit në premierën e filmit të tij “Air” në Los Angeles, në mars.
Çifti i martuar kanë qenë të dy të lulëzuar në karrierën e tyre.
Ylli i “The Hustlers” hyri në Instagramin e saj gjatë fundjavës për të falënderuar fansat pasi filmi i saj “The Mother”, që është renditur në vendin e parë Netflix në mbarë botën si filmi më i kërkuar për të katërtën javë radhazi.
Dhe projekti i tyre i radhës i ka bërë ata bashkë, pasi ajo do të luajë në “Unstoppable”, të cilin Affleck po e prodhon.
Filmi flet për mundësin e famshëm amerikan Anthony Robles, i cili, pavarësisht se kishte lindur me një këmbë, vazhdoi të fitonte një kampionat kombëtar në shtetin e Arizonës.
Roli i Jenniferit në “Unstoppable” është aktualisht i panjohur dhe një datë e publikimit ende nuk është zbuluar.
Ajo u pa duke marrë një rol në këtë film për herë të parë në xhirimet e tij në maj, në Los Angeles. /Telegrafi/