Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre, para se të fillojnë angazhimet profesionale

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhduan të integrojnë familjet e tyre të premten në mbrëmje kur i çuan fëmijët e tyre në një shfaqje filmi në natyrë, në Los Angeles.

52-vjeçarja e “Hustlers” dhe ylli i filmit 49-vjeçar dukeshin të dashuruar kur u panë së bashku në Parkun Historik të LA, shkruan DailyMail.

Kjo dalje vjen sipas People se dy yjet janë gati të kthehen në karrierën e tyre të ngjeshura filmike në muajt e ardhshëm.

P&P/Mega

Jennifer la mënjanë dukejn elegante për diçka më komode pasi netët në Los Angeles bëhen më të ftohta, teksa ishte e mbështetur në krahët e Ben.

Bashkë me çiftin ishin binjakët e Jennifer, Emme dhe Max, 13 vjeç, dhe fëmijët më të mëdhenj të Benit, Violet, 15, dhe Seraphina, 12, Samuel, tetëvjeçar.

P&P/Mega

Aktorët, të cilët të dy dukeshin joshës të hënën kur u paraqiten në tapetin e kuq në Met Gala në New York, mund të mos kenë aq shumë kohë të lirë për të kaluar me njëri -tjetrin në muajt e ardhshëm të vjeshtës.

Burimet thane për People se të dy mezi prisnin të ktheheshin në detyrimet profesionale së shpejti.

P&P/Mega

“Ata janë shumë mirënjohës për verën e tyre argëtuese. Ka të bëjë me punën në muajt e ardhshëm. Ben do të shkojë në Teksas javën e ardhshme. Jennifer fillon xhirimet në Kanada në tetor”, tha burimi i afërt me çiftin.

Ben do të punojë në trailerin aksion “Hypnotic”, i cili do të drejtohet nga Sin City dhe autori i Grindhouse Robert Rodriguez.

P&P/Mega

Ai luan një detektiv i cili ngatërrohet në një hetim për zhdukjen e vajzës së tij të vogël dhe një programi sekret qeveritar.

Jennifer do të fillojë xhirimet e filmit aksion “The Mother” në muajin e ardhshëm, i cili shënon filmin e parë të marrëveshjes së saj shumëvjeçare të prodhimit me Netflix.

Filmi është duke u drejtuar nga Niki Caro, e cila së fundmi drejtoi xhirimin në Disney të “Mulan”.

Këngëtarja e “Waiting For Tonight” do të luajë një vrasëse që del nga pensioni për të mbrojtur vajzën që braktisi vite më pare.

Ben dhe Jennifer u rikthyen me njëri-tjetrin pas ndarjes së saj nga ylli i bejsbollit Alex Rodriguez në fillim të këtij viti.

Çifti ishte takuar më parë në fillim të viteve 2000 dhe ishin fejuar nga 2002 deri në fillim të 2004, para se të ndaheshin atë vit. /Telegrafi/

P&P/Mega
Exit mobile version