Muaji i mjaltit ka përfunduar zyrtarisht për të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët u kthyen në Los Angeles me avionin e tyre privat të hënën (29 gusht) pas një arratisjeje pesë-ditore në Milano dhe liqenin Como të Italisë.
Në një seri fotografish, çifti mund të shihej duke zbritur nga avioni i tyre privat në Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit dhe në një SUV të zi.
Aktori i “Batman”, i cili dukej i rifreskuar, ndaloi për një cigare të shpejtë përpara se të shkonin në shtëpi si një çift tashmë i martuar.
Dyshja gjithashtu koordinoi me ngjyra veshjet e tyre të ditës së udhëtimit me xhup, Affleck me pantallona gri, një pulovër ngjyrë bezhë dhe xhaketë të ngjashme, ndërsa Lopez duken tepër komode me një veshje sportive.
Të dyja kompletuan look-un e tyre me syze dielli aviator dhe atlete të bardha.
Affleck, 50 vjeç dhe këngëtarja “Jenny from the Block”, 53 vjeç, kaluan javën e fundit duke udhëtuar nëpër Itali për të festuar dasmën e tyre të dytë.
Zogjtë e dashurisë e trajtuan veten me blerje në Milano dhe u panë duke u puthur në liqenin e Comos teksa po shijonin pak kohë larg pesë fëmijëve të tyre.
Megjithatë, lumturia e muajit të mjaltit u ndërpre kur u publikuan pamjet e yllit të “Marry Me” duke performuar për bashkëshortin e saj të ri gjatë ceremonisë së tyre të dasmës.
Lopez shpejtoi të shprehte zhgënjimin e saj duke thënë se videoja ishte “marrë pa leje” dhe më pas “shitur për para” pa pëlqimin e çiftit.
“Dhe kushdo që e bëri këtë përfitoi nga momenti ynë privat”, shkroi Lopez në Instagram.
“Nuk e di se nga po e merrni të gjithë këto sepse ne kishim marrëveshje për moszbulim dhe i kërkuam të gjithëve që të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë”, tha tutje ylli i muzikës.
Në video, këngëtarja “Let’s Get Loud”, së bashku me një grup kërcimtarësh dhe këngëtarësh rezervë, performuan një këngë të re për Affleck, i cili u ul i vetëm në një karrige.
Performanca spektakolare ishte vetëm një nga elementët e jashtëzakonshëm të përfshirë në dasmën ekstravagante të çiftit.
Lopez veshi tre fustane të ndryshëm Ralph Lauren gjatë gjithë fundjavës dhe zbukuroi pamjet tërheqëse me bizhuteri me vlerë mbi 2 milionë dollarë.
Dyshja, të cilët më parë ishin fejuar në fillim të viteve 2000, u fejuan për herë të dytë në prill 2022. /Telegrafi/