Telegrafi

Jennifer Lawrence xhirohet duke vallëzuar si striptizetë, xhirimi publikohet në internet (Video)

Një video, në të cilën shfaqet Jennifer Lawrence e dehur duke vallëzuar përreth shtyllës, ka rrjedhur në internet.

Edhe pse shumëkush ka pritur që aktorja fituese e çmimit Oscar të kërkojë falje për veprimin e saj, ajo ka reaguar krejt ndryshe duke thënë se është argëtuar tej mase.

Lexo po ashtu Dhjetë femrat më të bukura në botë, sipas shkencës

Sipas burimeve të Radar Online, xhirimi është bërë në Vjenë, ku Lawrence ka qenë për ditëlindjen e një miku.

“Jennifer ka qenë e dehur dhe është zvarritur nëpër dysheme. Madje e ka puthur edhe një mashkull dhe ka filluar t’i hidhet atij. Në një moment ka mbetur vetëm me jelekë gjinjsh dhe ka vazhduar të vallëzojë. Dukej e egër, por njëkohësisht është argëtuar”, ka thënë një burim për Radar Online.

“Askush nuk dëshiron që në internet t’ia kujtojnë se është përpjekur të vallëzojë në shtyllën e striptizit. Ka qenë ditëlindja e mikut tim më të mirë dhe kam ikur për një sekondë nga mbrojtësi im paranoik për t’u argëtuar. Nuk dua të kërkoj falje, jam kënaqur atë mbrëmje”, ka shkruar Jennifer në Facebook. /Telegraf/