Telegrafi

Jennifer Lawrence e shikon me admirim unazën e martesës, ndërsa shëtit në New York

Jennifer Lawrence (Foto: Gettyimages/Guliver/DailyMail)

Ata kanë qenë të martuar që nga tetori i vitit të kaluar, në një dasmë të organizuar në Rhode Island.

Por, si duhet Jennifer Lawrenve dhe bashkëshorti i saj, Cooke Marony janë ende në ‘muajin e tyre të mjaltit’, shkruan Daily Mail.

Çifti i dashur janë parë për herë të dytë gjatë kësaj jave në New York, ndërsa ndaluan në një restorant në Soho.

Që të dy ishin veshur me ngjyrë të bardhë, ndërsa për shkak të pandemisë coronavirus kishin vendosur maska mbrojtëse.

Lexo po ashtu Ndryshmet e Jennifer Lawrence ndër vite

Nën shoqërinë e tyre dukej edhe një vajzë e panjohur, e cila më pas u pa në të njëjtën tavolinë me ta.

Ndërkaq, ajo çka ka marrë vëmendjen e fansave është se si aktorja e shihte me admirim unazën e martesës, ndërsa ecnin rrugës.

Dyshja, të cilët janë takuar në vitin 2018, kanë qenë duke qëndruar në New York gjatë të gjithë kohës së izolimit. /Telegrafi/