Telegrafi

Jennifer Garner preferon të mos lexojë lajme për të dhe për ish-partnerin e saj, Ben Affleck: Nuk më bëjnë të ndihem mirë

Jennifer Garner ka zbuluar se po përpiqet të mos lexojë asnjë lajm për veten apo ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck.

Dyshja, të cilët ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018, kanë qëndruar miq pasi janë bashkë-prindër të tre fëmijëve të tyre, por aktorja, 50 vjeçe, preferon të mos e shohë jetën e tyre nëpër tabloide.

“Unë me të vërtetë punoj shumë për të mos parë asnjërin prej nesh në shtyp”, tregon ylli i “13 Going on 30” në numrin e kësaj jave të Stellar Magazine.

Foto: Getty Images

“Nuk më bën të ndihem mirë, edhe nëse është diçka e këndshme për njërin prej nesh”, tha më tej aktorja.

“Unë thjesht përpiqem të harroj se jam atje në çfarëdo mënyre, dhe e njëjta gjë me këdo që dua. Nuk kam nevojë të shoh askënd në familjen time të bëhet meme”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Garner

E pyetur nëse ka parë ndonjë nga memet e ish-it të saj duke bërë xhiron në internet, Jennifer tha se nuk e ka parë, por bëri shaka: “Megjithëse jam i sigurt se ai është mjaft i denjë për meme, po”.

Foto: NBC

Jennifer ndan fëmijët: Violet, 17 vjeçe, Seraphina, 14 vjeçe dhe Sam, 11 vjeç, me ish-burrin e saj Ben, 50 vjeç.

Ylli ndërkaq ka qenë në një lidhje me të dashurin e saj, biznesmenin John Miller, që nga viti 2018.

Foto: Wire Image

Ben u martua me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez, 53 vjeçe, vitin e kaluar, duke rindezur romancën e tyre pas 20 vitesh. /Telegrafi/

Foto: Wire Image