Telegrafi

Jennifer Garner në lidhje me Chris Pine?

Jennifer Garner duket se ka nisur një lidhje të re, tre muaj pas aplikimit për divorc nga Ben Affleck.

Sipas disa mediave rozë, ajo është në lidhje me Chris Pine.

“Chris dhe Jen janë në lidhje tash e pak kohë. Ata takohen sa herë që kanë mundësi dhe tërheqja për njëri-tjetrin sa vjen e po rritet”, ka thënë një burim, transmeton Klan Kosova.

Sipas këtij burimi, të dy janë takuar nga një mik i përbashkët dhe kanë filluar të shihen me njëri-tjetrin qysh nga muaji maj.

“Chris e bën Jen të ndihet sexy sërish, dhe ajo është shumë e lumtur për këtë lidhje”.

Në ndërkohë ky lajm mbetet akoma i pakonfirmuar!