Pothuajse dy vjet pasi ndaluan së jetuari së bashku, aktorja Jennifer Garner ka dorëzuar kërkesën për ndarje nga Ben Affleck.
Garner dhe Affleck nuk kanë angazhuar avokat, ndërsa kërkesa ka arritur në të njëjtën kohë kur erdhi edhe përgjigjja e Affleck, gjë e cila dëshmon se ka pasur marrëveshje ndërmjet dy aktorëve.
TMZ shkruan se të dy ata kërkojnë kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre dhe po negociojnë për ndarjen e pasurisë.
Se, më nuk janë së bashku, Jennifer dhe Ben njoftuan përmes një kumtese të përbashkët më 30 qershor 2015, një ditë pas dhjetëvjetorit të tyre të martesës, transmeton KosovaPress.
US Weekly në shkurt kishte shkruar se Jennifer është e gatshme të dorëzojë kërkesën për ndarje.