Telegrafi

Jennifer Garner i bashkohet trendit të ri në TikTok, tregon si dukej si adoleshente

(Foto: Instagram/jennifer.garner)

Ditët e fundit, trendi ‘Teenage Dirtbag’ ka qarkulluar në TikTok, në të cilin përdoruesit ndajnë kujtime nga ditët e tyre të adoleshencës. Disa të famshëm u bashkuan, duke përfshirë aktoren Jennifer Garner.

Fituesja e Golden Globe tregoi se vazhdon t’i ndjekë trendet e fundit sa u përket rrjeteve sociale, ndërsa me ndjekësit ka ndarë momente nga koha kur ishte ende adoleshente.

Në përmbledhjen e fotografive, aktorja shihet duke praktikuar saksofonin dhe baletin, dhe ajo gjithashtu përfshiu veten duke luajtur Dorothy në “The Wizard of Oz” dhe një fotografi me një qen.

(Foto: TikTok)

“Fotografitë e mia ‘Teenage Dirtbag’”, ka shkruar Garner, e cila e ka nisur videon duke pozuar para Golden Gate në San Francisko.

Në komente kanë reaguar shumë prej miqve dhe fansave të saj, të cilët janë kënaqur nga postimi i bukur i aktores. /Telegrafi/

@jennifergarner

🤷🏻‍♀️ #teenagedirtbag

♬ Teenage Dirtbag – Sped Up (and she doesn’t give a damn about me) (Sped Up) – Wheatus & slater