Telegrafi

Jennifer Aniston tregon pse i urren rrjetet sociale: Është torturë për mua

Jennifer Aniston (Foto: Instagram)

Në një intervistë të re për “Allure”, Jennifer Aniston ka ndarë mendime e detaje të shumta, në mesin e tyre edhe për rrjetet sociale.

Në rrëfimin e sinqertë, aktorja e famshme amerikane ka treguar arsyen se përse nuk i pëlqen t’i përdorë ato.

53-vjeçarja diskutoi për llogaritë e saj – Instagram – gjatë një interviste të fundit me “Allure” për kopertinën e numrit të dhjetorit të revistës.

Kur Aniston iu bashkua Instagramit për herë të parë rreth tre vjet më parë, ajo theu rekorde për pëlqimet e reagimet që mori.

Pavarësisht kësaj, ylli zbuloi se “urren mediat sociale” dhe “nuk është e mirë në” përdorimin e tyre.

“Është torturë për mua. Arsyeja pse e hapa Instagramin ishte për të lansuar një produkt të ri”, shpjegoi ajo. “Pastaj filloi pandemia dhe ne nuk e nisëm. Kështu që unë thjesht isha e mbërthyer me të qenit në Instagram. Nuk erdhi natyrshëm”.

Më pas ajo tregoi pse rritja pa media sociale ishte e dobishme për të.

Jennifer Aniston (Foto: Instagram)

“Jam shumë e lumtur që përjetuam rritjen, të qenit adoleshent, të 20-at pa këtë aspekt të mediave sociale”, tha ylli i Friends.

“Shiko, interneti, synime të mëdha, apo jo? Lidhja me njerëzit. Ajo kthehet në atë se si vajzat e reja ndjehen për veten e tyre, krahasohen dhe dëshpërohen”.

Lexo po ashtu Jennifer Aniston flet për përpjekjet e dështuara për të mbetur shtatzënë: Do të doja të më kishin sugjeruar ngrirjen e qelizave vezë

Aniston vazhdoi të reflektojë se sa krenare është për veten sot dhe se si e ardhmja e saj do të shikojë pas në këtë pikë të jetës së saj.

Jennifer Aniston (Foto: Instagram)

“Ndihem më së miri në atë që jam sot, më mirë se kurrë në të 20-at apo 30-at e mia, apo në mes të të 40-tave. Ne duhej të ndalonim së thëni gjëra të këqija për veten tonë”, tha ajo. “Një ditë do të bëhesh 65 vjeçe dhe mendon se dukesha shkëlqyeshëm në moshën 53-vjeçare”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Aniston ndante këndvështrimin e saj për platforma të ndryshme online. /Telegrafi/

Jennifer Aniston (Foto: Instagram)