Site icon Telegrafi

Jennifer Aniston kërkon që të mos votohet Kanye West për president

Aktorja e njohur amerikane, Jennifer Aniston, ka kërkuar nga fansat që të mos e votojnë Kanye West në zgjedhjet në SHBA.

Reperi në nëntor besohet se shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime, shkruan DailyStar.

Kështu në një postim në rrjetin social Instagram, Aniston ka kundërshtuar votimin ndaj tij, duke bërë thirrje se zgjedhjet nuk janë qesharake.

(Foto: Instagram)

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se mbështetë kandidatin Joe Biden, teksa shpjegoi edhe arsyen e një veprimi të tillë.

Jennifer kishte ndarë edhe imazhe ku shihej duke votuar, ndërsa përmendi se votoi që shteti të bashkohej.

“Votova për Joe Biden. E dorëzova fletëvotimin, e mbusha herët. Unë votova pasi në këtë moment shteti është më i ndarë se kurrë më parë”, ka shkruar aktorja.

Përkundër thirrjeve të saj të mos e votojnë Kanye, ky i fundi gjatë kësaj jave kishte zbuluar kampanjën presidenciale, ku shpjegonte se çfarë do të bëjë nëse do zgjidhej president. /Telegrafi/

(Foto: Instagram)
Exit mobile version