Aktorja e njohur Jennifer Aniston është parë bashkë gjatë një darke me Pedro Pascal, yllin i cili njihet për role të shumta në botën filmike si në Gladiator 2, Game of Thrones e Narcos.
Aniston 56-vjeçe dhe aktori kiliano-amerikan, 49 vjeç u panë të shtunën bashkë duke dalë nga bari Tower në hotelin Sunset Tower të West Hollywood, shkruan DailyMail.
Ata kishin darkuar për tre orë.
Aktorja e cila dikur ishte e martuar me Brad Pitt, dukej elegante me xhinse blu dhe një bluzë të bardhë me jelek të zi.
Ndërkohë, ylli i The Last of Us veshi një xhaketë të zezë me xhinse dhe çizme kamoshi.
Ata u fotografuan duke folur me njëri-tjetrin përpara se të ndanin rrugët.
Darka dhe takimi i tyre vjen pas spekulimeve që Pascal mund të bëhet pjesë e shout televiziv të Aniston, të titulluar The Morning Show. Detaje të tjera nuk u bënë të ditura. /Telegrafi/