Site icon Telegrafi

Jenna Ortega i përgjigjet thashethemeve se ishte në lidhje serioze me Johnny Depp

Jenna Ortega i është përgjigjur thashethemeve se ishte në një lidhje serioze me Johnny Depp.

Po, me sa duket njerëzit besonin vërtet se aktorja 21-vjeçare kishte nisur një lidhje me aktorin 61-vjeç.

Gjithçka filloi vitin e kaluar kur dyshja u panë së bashku dhe që nga ajo kohë pati raportime të ndryshme.

Jenna Ortega

Ylli i “Wednesday” ka folur në lidhje me këto aludime duke i cilësuar si ‘qesharake’.

“Unë kurrë nuk e kam takuar apo punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutemi ndaloni përhapjen e gënjeshtrave dhe na lini të qetë”, tha Ortega.

Dhe gjatë premierës së “Beetlejuice 2”, aktorja u pyet për ‘thashethemet më të çmendura’ që ka dëgjuar për veten.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jenna Ortega

Dhe çuditërisht, ajo shpjegoi se ishte kjo kur u tha se ka qenë në lidhje me aktorin e “Pirates of the Caribbean”.

“Ndoshta që isha në një lidhje serioze me Johnny Depp dhe doja që të gjithë të na linin vetëm”, tha ajo me ironi për Buzzfeed.

“Është kaq e çmendur për mua. Për shembull, nuk kam folur kurrë për këtë. Nuk kam thënë kurrë diçka të tillë. Ishte shumë qesharake”. /Telegrafi/

Johnny Depp
Exit mobile version