Sasia e caktuar e stresit në jetë është normale, madje edhe e domosdoshme, mirëpo stresi i tepërt pengon aktivitetet normale ditore dhe mund të rrënojë seriozisht shëndetin.
Ekzistojnë mënyra të ndryshme qetësimi, mirëpo mbase atë më të thjeshtën dhe më të lehtën e ofron mjekësia tradicionale japoneze, transmeton Telegrafi.
Fjala është për teknikën e vetëqetësimit, të cilën mund ta praktikoni kudo qoftë, por që gjërat t’i bëni sa më mirë, ju nevojiten vetëm 5 minuta që të arrini rezultate.
Sipas besimit japonez, secili gisht i dorës paraqet ndjenjë apo qëndrim të ndryshëm:
GISHTI I MADH – ndihmon të mposhtni anksiozitetin dhe brengën.
GISHTI TREGUES – eliminon frikën.
GISHTI I MESËM – kontrollon zemërimin dhe acarimin.
GISHTI I UNAZËS – ndihmon në luftimin e depresionit dhe pikëllimit dhe gjithashtu ndihmon që të jeni më të vendosur.
GISHTI I VOGËL – ul anksiozitetin, ndihmon në ngritjen e optimizmit dhe shton vetëbesimin.
Çfarë duhet të bëni?
– Që të harmonizoni energjinë në trup, kapni gishtin me gjithë shuplakën e dorës tjetër, ashtu që në tërësi të mbështillni me tërë shuplakën.
Mbajeni çdo gisht një deri në dy minuta. Do të vëreni që ndikon kur të hetoni pulsimin.
– Që të qetësoni mendjen, shtrëngoni butë qendrën e shuplakës me gishtin e madh të dorës tjetër dhe mbajeni së paku një minutë.
Ushtroni këtë teknikë çdo ditë dhe do të ktheni qetësinë dhe sërish do të vendosni balancimin tuaj. /Telegrafi/