Ndarjet përfundimtare, ndodh shpesh të mos jenë “përfundimtare”
Ndodh që kur je vetëm, të të vijnë në mendje kujtime nga ish-i, të cilat ju rizgjojnë dëshirën për t’u kthyer me të. Është krejt e natyrshme për të gjithë, të analizojmë pa fund situatat.
Në këto çaste, fillon e pyet veten: “Bëra ndonjë gabim? Mos i dhashë fund shumë shpejt? A mund ta provojmë edhe një herë?”
Nëse akoma po pyet veten për këtë gjë, më poshtë janë disa shenja që të tregojnë se duhet t’i japësh edhe një shans të dytë.
Analizon shumë çdo situatë
Edhe pse marrëdhënia ka marrë fund, ti nuk resht së menduari se si shkoi gjithçka aq keq, rishikon çdo mesazh, analizon çdo argument, çfarë bëri ai gabim dhe si i hodhe poshtë të gjitha. Ndoshta, thjeshtë ndoshta, nëse do të ishe pak më e duruar, ju do të ishit akoma bashkë.
Nuk pushon së foluri për të
Të gjitha mikeshat e tua e dinë shumë mirë që sa herë do të ulesh me to, ngado të vërtitet biseda, është e pamundur të mos shkojë tek ai. Nuk pushon së treguari për të dhe e gjen gjithmonë lidhjen për ta bërë pjesë të bisedës.
Shoqet të rekomandojnë të kthehesh
Hmm, nëse ti je ende me pikëpyetje, kjo gjendje bëhet edhe më e vështirë nëse në lojë futen edhe shoqet, të cilat vijojnë të thonë të njëjtën gjë” “si u ndatë ju të dy, pse nuk i jepni njëri-tjetrit edhe një shans?”
Fotografitë me të janë gjithandej
Në çdo kënd të shtëpisë, në tavolinën e zyrës, në ekranin e kompjuterit. Nëse nuk i ke ndryshuar akoma fotot, është e qartë që nuk je akoma gati për të thënë “lamtumirë”.
Vijon komunikimin me të në rrjetet sociale
Në Facebook-un e tij ke njëlloj qasje si edhe më parë, madje tani edhe më tepër për të ditur çfarë bën kur nuk është me ty, por sidomos kontrollon çdo ndryshim që mund të ketë bërë me statusin civil.
Vazhdon t’u flasësh edhe familjarëve apo miqve të tij në rrjetet sociale
Nëse ishi nuk ka postuar asgjë të re në FB, Twitter apo Instagram, mendja të shkon të pyesësh të gjithë rrethin e tij të ngushtë. Kështu, hapi i radhës është të mësosh nga të afërmit.
Bluza që ka harruar në shtëpi është këmisha e preferuar e natës
Ka një aromë shumë të mirë. Është fiks si ai kur ishte në krahun tënd, shkruan Living.
Nuk e ke ndryshuar statusin në FB
Është shumë e vështirë për dikë të kalojë nga “në një lidhje” në “single,” kështu që të gjithë do e dinë që ti vazhdon të jesh në një marrëdhënie. Por kështu i lë edhe atij të kuptojë se ka akoma shanse. /Telegrafi/