Psikopatët – të gjithë e kemi takuar të paktën një të tillë, pasi që lënë një shenjë të hidhur në gojët tona
Psikopatët e përbëjnë 1 për qind të popullsisë në botë, dhe jo të gjithë janë vrasës serik. Ata janë persona manipulues dhe shkaktojnë dëme pa mëshirë.
Ekspertët e psikologjisë thonë se ata ia arrijnë ta synojnë thuajse çdo qëllim që e kanë, qoftë ato financiare, seks, vëmendje etj, transmeton Telegrafi.
Por, si ta dini që i dashuri i juaj mund të jetë një individ i tillë?
Gënjeshtrat dhe arsyetimet
Të gjithë bëjmë gabime, dhe gabimet e definojnë drejtimin tonë në jetë. Sidoqoftë, psikopatët kanë tendenca të bëjnë shumë premtime, por të cilat asnjëherë nuk i mbajnë.
Ata prihen të bëjnë çmos për ta fituar besimin tuaj, por pastaj ngadalë do t’ju shkatërrojnë.
Keni kujdes me gënjeshtrat dhe arsyetimet e tyre, pasi që këto janë shenja serioze të cilat tregojnë se diçka mund të mos jetë në rregull me të.
Bëhen si viktima
Këtë aftësi të tyre nuk mund ta shpjegojnë as psikologët. Thuhet se psikopatët kanë prirje të jashtëzakonshme ta shfrytëzojnë çdo fjalosje dhe rast për t’u shitur si viktima, gjë që i bën ata të duken të pafajshëm në çdo situatë. /Telegrafi/