Telegrafi

Jenas: Pochettino do të shkojë te Manchester Unitedi ose Real Madridi në të ardhmen

Ish ylli i futbollit anglez, Jermaine Jenas, ka thënë se trajneri argjentinas Mauricio Pochettino do të jetë në të ardhmen trajner në Old Trafford.

Pozicioni i Jose Mourinhos është lëkundur shumë në muajin e fundit, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me Paul Pogban dhe Anthony Martial.

“Do të ishte një test i madh. Mendoj thellë në vete se ajo që kërkon Pochettino janë vetëm United dhe Real Madrid”.

Jenas, dikur futbollist tani analist

“Ai nuk do të shkojë kurrë në Barcelonë, për shkak të lidhjeve të tij me Espanyolin”.

“Ka vetëm dy klube që do t’i donte”.

“Unë e di shumë mund të thonë se është edhe Bayern dhe PSG e kështu me radhë, por unë mendoj se ai do të preferonte të qëndronte në Ligën Premier ose të kthehej në La Liga”, deklaroi Jenas.

Ai shtoi se nëse largohet Mourinho, klubi i United do të vihen menjëherë pas Pochettinos.  /Telegrafi/