“Jena Dashni” e Uki Latifit në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, po pritet mirë prej publikut shqiptar.
Vetëm dy ditë nga publikimi i saj, kënga ka arritur të marrë 150 mijë klikime në YouTube, gjë që dëshmon se do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Treshja ka marrë komente të mira qysh në ditën e parë të publikimit të këngës, e cila është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale.
Kujtojmë se DJ PM dhe DJ Dagz ditë më parë kanë paralajmëruar edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtarin Yll Limani, i cili pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/