Treshja, Uki Latifi- DJ PM dhe DJ Dagz nesër do të lansonjnë bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Jena dashni” mban titullin kënga e cila ka bërë bashkë sërish të dy DJ-të dhe këngëtarin i cili shquhet për vokal të mirë.
Muzika është realizuar nga Royal Music Gruop, ndërsa Uki është kujdesur për vargjet e tekstit.
Xhirimet e klipit janë realizuar në Prishtinë, nga produksioni kosovar ASHA.
Kënga do të publikohet nesër(e mërkurë) në orën 18:00. /Telegrafi/