Papa Françesku ka takuar emigrantët në një qendër pritje të tyre në Romë. Ai është përulur emigrantëve myslimanë dhe hindu, duke u larë dhe duke u puthur këmbët.
Ai përmendi edhe rastin e Brukselit, duke theksuar se nuk duhet të ketë ndarje fetare, pasi të gjithë janë vëllezër, pavarësisht besimit.
Papa ka kryer ritualin e përvitshëm për Pashkë, ku ulet në gjunjë, lan dhe puth këmbët e besimtarëve, por ndryshe nga vitet e tjera këtë herë shërbimi është bërë ndaj refugjatëve.
“Të gjithë ne, myslimanët, hindutë, katolikët, evangjelistët, jemi vëllezër, bij të të njëjtit Zot që duam të jetojnë në paqe”, është shprehur Papa. /TCH/